Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë ditën e sotme zonat verilindore të vendit, duke sjellë probleme në qarkullim. Report Tv bën me dije se dëbora arrin deri në 10 centimetra në ‘Rrugën e Kombit’, ndërsa ka dhe prezencë lagështie dhe mjegullës.

Kjo ka vështirësuar qarkullimin, ku ka rrezik dhe për ngrica në rrugë, për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave. Moti i keq ka krijuar trafik të rënduar në ‘Rrugën e Kombit’, për shkak të lëvizjes së mjeteve me vështirësi.

Në vendngjarje ka mbërritur borëpastrueset, të cilat po hedhin krip dhe pastrojnë borën për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur aksidentet. 

d.c./shqiptarja.com