Debutimi me kombëtaren shqiptare, Vrioni për mediat italiane: Ishte një gëzim i madh

Debutimi me kombëtaren shqiptare, Vrioni për mediat italiane: Ishte një gëzim i madh

Giacomo Vrioni, lojtar i Venecias dhe kombëtares shqiptare

Giacomo Vrioni debutoi me Kombëtaren kuqezi në sfidën me Izrealin një ditë para se të mbushte 20 vjeç. “Bomberi” që aktivizohet me Venecian, në një intervistë për “trivenetogoal.it” shprehet se ky moment ishte një gëzim I madh.

Ishte një gëzim i madh, një dhuratë e mrekullushme për ditëlindjen. Faleminderit Panuçit që më dha mundësinë e madhe për të debutuar. Ishte një emocion i pabesueshëm, pasi nuk e prisja që të luaja në Ligën e Kombeve. Isha i ulur në pankinë kur më tha të përgatitesha. Në momentin kur u futa në lojë më kërkoi që të tregoja agresivitet në zonë, njëlloj siç bëj në stërvitje. Shpresoj që unë ta meritoj dhe të jem pjesë e Kombëtares shqiptare. Nuk do të mund të ftohem më nga Italia, por vendimin tim e kisha marrë që kur pranova ftesën nga Shqipëria U21.

Giacomo Vrioni

Më tej, 20-vjeçari foli për shkarkimin e Vecchi-t dhe emërimin e Valter Zengës.

Zenga më ka grumbulluar me ekipin e parë të Sampdorias duke u stërvitur me të disa ditë në të kaluarën. Ai është trajner me shumë personalitet dhe karakter. Shkarkimi i një trajneri është gjithmonë një humbje edhe për lojtarët ndaj të vjen keq. Por unë kisha humbur vendin si titullar, e kam pranuar vendimin pa probleme dhe tani shpresoj që ta rifitoj përsëri.

Giacomo Vrioni, sulmues i kombëtares

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë