Ndërprerja e kampionateve krijon hapësirën për të parë për herë të parë disa risi me kombëtaret ‘big’ të Evropës. Liga e Kombeve do të zbresë në fushë Francën, por mbi të gjitha Holandën dhe Gjermaninë që do të luajnë sëbashku të enjtën për Ligën A.
Interesant është fakti, se ndryshe nga Botërori, të dy kombëtaret do të zbresin në fushë me trajnerë të rinj të cilët janë emra të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar. Holanda ka emëruar si trajner Xavi Hernandez, ish-futbollistin dhe trajnerin e Barcelonës, ndërsa te Gjermania komandën e ka marrë Jurgen Kloop. Edhe ky i fundit shihet si shpëtimtar te ‘panzerat’, që kompeticionet e fundit si në Evropian ashtu edhe në Botëror kanë bërë paraqitje zhghënjyese.
Të premten ndërkohë radha për të debutuar do të jetë e Zinedine Zidan. Ky i fundit mori drejtimin e Francës, teksa prej vitesh pritej si lëvizje. Zidan, i cili ka fituar 3 Champions League me Realin si trajner, ndeshjen e parë me Francën do ta luajë kundër Turiqsë në transfertë.
Në të njëtën ditë luan edhe Italia, që pas fortunës për t’u kualifikuar për herë të tretë radhazi në Botëror, ka rikthyer si trajneri Roberto Mancinin. Edhe për këtë të fundit pati shumë zhurmë, pasi presidenti i ri i federatës për ta emëruar u desh të shkarkonte Leonardo-n dhe Maldini-n, të sapo emëruar.










Komente
Komento