Deçizive me Astanën për grupet e CL, Zekiç: Partizani do ketë ndryshime sot! Trajneri projekton formacionin

Partizani dhe Astana luajnë sot në 20:00 në "Elbasan Arena", në sfidën e kthimit për play-off e Conference League. Dueli i parë në Kazakistan foli për vendasit, që fituan minimalisht 1-0. Tanimë të kuqtë kanë në dorë fatet e Europës, ndërsa nëse kalojnë Astanën do jenë në grupet e këtij kompeticioni. Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i Partizanit, Zoran Zekic. Kroati tha se do ketë ndryshime për këtë përballje. Në Elbasan gjykon turku Bitigen.

"Ndryshime në formacion? Po, do ketë disa ndryshime taktike, por kemi disa lojtarë të dëmtuar. Do ta shohim. Ndeshjet në transfertë dhe vuajtja në to? Nëse flasim për Dinamo Zagreb e Ludogorets, janë një nivel tjetër nga Partizani në këtë moment. Nuk dua të flas shumë, me Astanën është një ndeshje tjetër ku kemi 90 minuta apo më shumë ku të luajmë me karakter, ku të jemi më të fortë dhe të luajmë me më shumë besim. Shpresoj që ekipi im të kuptojë që kjo është një mundësi e madhe. Pas ndeshjes së parë vuajtëm shumë, por faleminderit Zotit ajo ndeshje përfundoi dhe do të jemi shumë më mirë në ndeshjen që na pret", tha fillimisht trajneri i kampionëve të Shqipërisë.

Trajneri më pas u pyet edhe për pikat e dobëta të Astanës, me Zekic që tha se kjo e sotmja do jetë një ndeshje tjetër nga ajo e javës së parë.

"Para çdo ndeshje jam i sigurt që e kam përgatitur ndeshjen shumë mirë. Disa herë nuk është ashtu, disa herë ndodhin gjëra gjatë ndeshjes. Në ndeshjen e parë ndodhi dëmtimi i Grezdës dhe u desh të ndryshoja shpejt të gjithë sistemin. Për sot padyshim kemi bërë analizën dhe kemi folur shumë dhe i kam dhënë të gjitha informacionet ekipit. Nesër nuk janë të rëndësishëm emrat dhe sistemi, janë të gjitha, por mbi të gjitha është energjia dhe nëse beson, gjithçka është e mundur. Jam i sigurt që nesër do kemi mbështetjen e tifozëve. Nesër do të luajmë për Partizanin dhe futbollin shqiptar dhe duhet të jemi të qartë rreth kësaj dhe të jemi më të përqendruar", tha kroati.

Zekic më pas u pyet edhe për dy ndeshjet evropiane që Partizani nuk ka pësuar gol.

"Do të mundohemi të mos pësojmë por edhe të shënojmë, pasi duhet të kemi më shumë mundësi për pasime të fundit dhe gjuajtjen në portë. Për ta bërë këtë duhet të luajmë me më shumë besim. Kur shënon në fillim i jep më shumë forcë skuadrës dhe duhet të luajmë si kolektiv, si ekip", tha Zekic në fjalën e tij.

Trajneri kroat ka projektuar edhe formacionin për këtë ndeshje, teksa vihen re ndryshime në prag të ndeshjes kundër kazakëve.

Formacioni i mundshëm:

Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskoski; Rrapaj, Murataj, Maget; Cara, Grezda, Taipi Trajner: Zoran Zekic

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë