Deda, Halimi, Hoxha, Noka e
Strazimiri, ‘kamikazët’ e PD

Deda, Halimi, Hoxha, Noka e<br />Strazimiri, ‘kamikazët’ e PD
TIRANË - Paraditja e djeshme nuk ishte e zakontë për nga masat e sigurisë të marra nga Garda e Republikës përpara fillimit të seancës. Makinat u kontrolluan me detektorët anti-minë, ndërsa deputetët kaluan në skaner si zakonisht, por u kontrolluan edhe çantat e tyre dhe xhupat. Sistemi i sigurisë qe më i vëmendshëm ndaj deputetëve të opozitës, të cilët kishin njoftuar se me një mënyrë a me një tjetër, do të bllokonin seancën. Ata u kontrolluan disa herë. Deputeti Bedri Hoxha u rikthyer tre herë në skaner, pas dyshimeve të gardistëve se mbante sende të palejuara. Gjatë këtij kontrolli u gjetën disa vezë, fakt të cilin garda e konfirmoi, por nuk zyrtarizoi emrat e deputetëve të cilët u ishin kapur.

Tre prej deputetëve u përfolën ishin Bedri Hoxha, Liljana Elmazi e Mimoza Hadarmataj, por kjo u mohua prej tyre. Teksa seanca filloi dhe situata u tensionua, PS braktisi karriget me në krye Edi Palokën, dhe bllokoi foltoren e Kuvendit. Deputetët përplasën duart mbi foltore e tavolina duke krijuar kaos e zhumrmë. Fishkëllimat çanë disa herë atmosferën në tentativë për të bërë të pamundur vijim e seancës. Kur kjo situatë nuk po sillte asgjë, dy deputetët më të devotshëm, Flamur Noka e Albina Deda tentuan dy herë të çajmë zinxhirin e gardës për të shkuar tek karrigia e Leskajt në krye të seancës, por nuk ja dolën. Të sharat pushtuan sallën, me shprehje nga më vulgaret, por që nuk mundën të evidentoheshin ata që shanë në mes të rrëmujës. Në një moment, një prej pankartave prej letre, Albina Deda e bëri top dhe gjuajti kryeministrin. Ky i fundit ja ktheu me një batutë: “Ku e kishte futur që e ke lagur?”.

Në një moment të dytë, lojën me gardën e mbizotëroi Arbiola Halimi, deputetja e Elbasanit. Ajo u përplas disa herë me djemtë e gardës, duke shfaqur rritim të madh e duke i fyer ata. Në një moment, Erjon Brace ju drejtua asaj: “Mos ju fut duart djemve të gardës!” Kjo e irritoi Halimin, e cila me një  zë gati të çjerrë ju hakërrye: “Do ta mbyllësh gojën ti? E keni shkatërruar këtë vend”. E dëshpëruar që nuk mundi të depërtonte mes gardës, Halimi shkoi në foltore duke e goditur me duar për disa minuta. Teksa votimi mbaroi dhe PD nuk arriti të bllokonte gjë, deputeti Strazimiri goditi me vezë kryeministrin. Ajo nuk e zuri, dhe garda hapi menjëherë çadrën teksa Rama u nis të dilte. Një vezë e dytë, që dyshohet të jetë lëshuar nga Bedri Hoxha, u përplas në mur, por prapë nuk e kapi kryeministrin. Në fund të betejës, demokratët e mbyllën ditën në kafenenë e selisë së PD-së, ku ndanë tërë hare me njëri-tjetrin “bëmat” e ditës.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)