Deda: Kundërshtarët e Bashës
bixhozxhinj, kusarë e të paburrë

Deda: Kundërshtarët e Bashës<br />bixhozxhinj, kusarë e të paburrë
TIRANE-Në Partinë Demokratike vijojnë akuzat e ashpra mes njëri-tjetrit.

Deputetja Albina Deda ka sulmuar ashpër kundërshtarët e Lulzim Bashës, duke i quajtur të paburrë dhe përgjegjës për katandisjen e PD-së në këtë gjendje.

Deda, deputete e qarkut të Lezhës, edhe pse nuk u fut në listën për zgjedhjet e 25 qershorit, ka qenë mbështetëse e flaktë e Lulzim Bashës.

Më parë ajo ka sulmuar në ‘Facebook’ Preç Zogajn, dhe nuk ka reshtur së mbrojturi kreun e PD.

Reagimi

Jo formimi normal njerezor e politik, por as pjese te thartuara te subkoshiences nuk imagjinoja te prodhonin kaq shume vrer kunder Bashes dhe PD-se ne kulmin e fushates ne parti.

Keta tipa po shfrytezojne te gjithe atributet dhe avantazhet e dhuruara nga demokratet, nga mundi dhe sakrifica e tyre deri ne sublimitet.

Nga vende bregdetare e resorte luksoze ata po provojne te fundmen karte te armiqesise ndaj njerezve qe i ngriten ne nivele qe as i meritonin dhe as i imagjinonin.

Keshtu nuk veprojne idealistet, por mosmirenjohesit dhe nihilistet.

Ata ne vend te kokuljes qe dy humbje rradhazi mbajne “kontributin” e tyre jane krekosur si gjeli maj plehu duke leshuar fyerje, sharje e intriga.

Pafytyresia ne limite ekstreme, privimi gjenetik nga mirenjohja si cilesi humane eshte kategorizimi i ketyre burrave te paburrni.

Ata nuk jane aspak qendrestare dhe as themeltare te demokracise por bixhozxhinj ne politike e perditshmeri te mesuar te fitojne per dy dekada vetem “Bingo”.

Njeri prej tyre ish minister la te priste homologun e nje vendi mik sepse nuk begenisi te lere kazinone e Sharm-el-Sheikut duke krijuar nje precedent diplomatik te padegjuar.

Dhe sot lyer me figura te shplara letrare shet moral!

Nje tjeter qe apelon per hunj e rrahje ne PD njihet boterisht prej vitit 1992 si shpikes i kusarise ne post-diktature!

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët