Deda protestë me banorët: Rrugët
në fshatrat e Mirditës pa investime 

Deda protestë me banorët: Rrugët<br />në fshatrat e Mirditës pa investime 
Bashkia e Mirditës vuan mungesën e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrën. Qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë investuar asnjë fond në rrugët dytësore apo urat që lidhin Rrëshenin me Repsin, Fanin, Rrubikun, Kacinarin, Oroshin dhe shumë zona e fshatra të tjera. Deputetja e zonës Albina Deda së bashku me banorët kanë protestuar për braktisjen e qeverisë, e cila në 2013 premtoi investime dhe ndërhyrje në infrastrukturë.
 
“Mirdita është e izoluar, gjendja  në terren tregon qartë se kjo qeveri ka mashtruar mirditorët dhe të gjithë shqiptarët. Ajo nuk ka mbajtur asjnë premtim, i ka braktisur këta banorë në hallet dhe mjerimin e tyre. Premtuan që në 300 ditë do asfaltojnë rrugët që lidhin njësitë administrative me qendrën, por këtu nuk është hedhur asnjë lopatë dhe askush nga Drejtoria e Rrugëve nuk  inspekton gjendjen e rëndë”, tha Deda.
 
rruga e prishur mirdite
Qeveria e mëparshme investoi në Mirditë në Rrugën e kombit, që përshkon Mirditën në gjithë gjatesinë e saj, Fan-Rrubik- Rrëshen-Rreps.
 
Vetë banorët thanë se ecin me orë të tëra nga fshatrat për në Rrëshen, duke rrezikuar dhe jetën nga reshjet, pasi automjetet nuk i përballojnë dot rrugët e rrënuara.

Ndërkohë, deputetja Albina Deda solli në vëmendje dhe largimin nga puna të afro 70 punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve për shkak të punësimit të militantëve të majtë. Drejtuesit e Bashkisë  në këtë sektor, tha Deda, përfaqësojnë interesat kriminale dhe jo ato të komunitetit të Mirditës.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?