Deda-Ramës: S'pres falje, gënjeshtra
pas fyerjes pritej nga ti, nga soji yt

Deda-Ramës: S'pres falje, gënjeshtra<br />pas fyerjes pritej nga ti, nga soji yt
TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike nuk e priste dhe nuk e pret që kryeministri Rama t'i kërkojë falje për ofendimin që sipas saj i bëri gjatë seancës plenare të së enjtes. Kreu i qeverisë në reagimet e tij ka mohuar t'i ketë thënë "mostër" deputetes demokrate, duke saktësuar se i është drejtuar me fjalën "motër".

Por sipas deputetes Albina Deda, të gjithë në Kuvend i dëgjuan fjalët fyese të kryeministrit. "Genjeshtra pas fyerjes pritej nga ti, nga soji yt", - shkruan Deda në një reagim në rrjetin social Facebook.

Reagim i deputetes së Partisë Demokratike Albina Deda
Je një gënjeshtar i paskrupullt.Të gjithë aty, gra e burra në Parlament e dëgjuam shumë mirë çfarë the. Sigurisht nuk the motër. Por çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal, ndaj nuk po lodhem këtu të bind ata se si më ofendove.

Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh. I zhveshur siç je nga çdo normë morale, nuk pres që të kërkosh falje. Genjeshtra pas fyerjes pritej nga ti, nga soji yt.

Kjo nuk do ta ndalë aksionin tim politik, dhe të forcës time politike që ti të marrësh ndëshkimin e merituar për fyerjet dhe dhunimin që u ke bërë gjithnjë, por që u bën sistematikisht grave, vajzave e nënave në këto 3 vite.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?