Një krijesë e komplikuar dhe shumë e vështirë për t’u kuptuar se çfarë realisht kërkon. Mos u lodhni më, këto janë disa nga sekretet për të pasur një marrëdhënie të suksesshme dhe për të mësuar se çfarë realisht vlerëson një femër tek meshkujt.
1.Femrat e vlerësojnë një mashkull kur tregon anën e tij më të ndjeshme dhe kërkon mbështetje.
2. Një mashkull romantik shihet me sy pozitiv nga femrat. Do i bëni të mendojnë se ‘princi’ vërtet ekziston.
3.Meshkujt që tregojnë vëmendje në stilin e tyre të veshjes. Nëse ato janë të fiksuara për veshjet e tyre dhe të duken sa më mirë të njëjtën gje kërkojnë dhe nga meshkujt.
4. E kuqja nuk është vetëm për femrat. Një mashkull që guxon në veshjet e kuqe i ka të fituara shumë pikë. Do ju bëjë të dukeni të guximshëm dhe të fuqishëm para syve të saj.
5. Mos i fshihni gabimet tuaja. Një femër e adhuron mashkullin që nuk është perfekt
6. Mos u përpiqni të rregulloni botën e saj. Nëse ka diçka që e shqetëson mjafton t’a dëgjoni, nuk ka nevojë t’i jepni mend.
7. Takimi i tretë ju hap derën për t’u futur në shtratin e saj. Ja këtu gaboheni shumë dhe gjithçka është një legjendë urbane. Femrat nuk vendosin afate kohore për të shkuar me një mashkull.
8. Femrat duan që gjërat të shkojnë më ngadalë, ndërkohë që meshkujt gjejnë rrugën më të shpejtë për të shkuar drejt seksit. Kjo është një arsye që çekuilibron shumë marrëdhënie.
9. Nëse seksi i sigurt është diçka që ju bezdis thuajani.
10. Nëse vendosni t’a bëni pushim një natë më mirë trego se çfarë po ndodh nëse nuk doni probleme. Heshtja mund të bëjë të mendojë gjëra të paqëna.
11. Lexoni mimikën apo lëvizjet e saj. Pas tyre mund të kuptoni gjithçka.
12. Kjo mund të duket e çuditshme apo aspak e këndshme, por djarrsa e burrave i qetëson gratë.
13. Thuaja përsëri dhe përsëri. Ajo nuk do të lodhet kurrë së dëgjuari se sa e bukur duket, se fustani i ri e tregon sexy, se i shkon shumë modeli i ri i flokëve...
14.Mos u frikësoni nëse ajo dëshiron të flasë për marrëdhënien tuaj. Kjo nuk do të thotë se kini bërë diçka gabim. Psikologu Kirschner thotë se femrave ju pëlqen të flasin për atë që po ndodh. Një bisedë e sinqertë mund t’iu afrojë më shumë me njëri-tjetrin.
15. Shikoni partnerin tuaj në sy. Ajo që femrat duan më shumë, shikojinin në sy kur flasin.
16. Nëse e shikoni që është momenti për t’i bërë gjërat serioze mos nguroni. Nëse të dy keni marrë kohë mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë ju duhet është më mirë të nxitoni, në të kundërt largohuni.
17. Romanca është e thjeshtë. Mos hiqni dorë prej saj. Romancën do ta dëshirojë edhe sikur të keni kaluar 20 vite bashkë. Lulet, një darkë intime, disa rreshta poezie do ta bëni atë të lumtur.