CEZ Shpërndarje ka njoftuar se mungesa e energjisë elektrike në Kukës, Has, Krumë dhe Kalimash është shkaktuar për shkak të një defekti në linjën 110 KW të Fushë Arrëz-Kalimash.

Dëmtimi i kësaj linje ka ndodhur për shkak të motit të keq që ka mbuluar vendin javët e fundit.

CEZ Shpërndarje lajmëron se në bashkëpunim me OST po punon për riparimin e defektit. ah/shqiptrja.com/