Oslo - Momente frike për pasagjerët e një Airbus A319 që fluturonte nga Londra drejt kryeqytetit norvegjez, Oslo, pas një defekti teknik në një motor. Një video e filmuar nga një pasagjer që ndodhej në bordin e avionit të British Airways tregon momentin e uljes emergjente në aeroportin e Heathrow-it në Londër.

Videoja amatore tregon gjithashtu pasagjerët në pistë pas largimit nga aeroplani. Pasagjerët tregohen duke përdorur dyert e emergjencës duke u ndihmuar edhe nga ekipet e shpëtimit.

Një pasagjer tha për Reuters se "motori i djathtë mori zjarr, teksa avioni po kalonte nëpër re, por pas 10 apo 15 sekondash ajo u shua. Në bordin e këtij avioni udhëtonin 75 pasagjerë të cilët për fatin e mirë nuk kanë pësuar lëndime.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar problemin në njërën prej motorëve të avionit. Aeroporti i Heathrow-it ka trafikun më të lartë në Evropë për lëvizjen e pasagjerëve.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)