TIRANË- Për shkak të një defekti teknik disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.
OSHEE njofton se nuk kanë energji banorët te "Komuna e Parisit", zona e Kompleksit " Dinamo" dhe Gardës, rruga e Kosovarëve.
“Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si "Komuna e Parisit", zona e Kompleksit " Dinamo" dhe Gardës, rruga e Kosovarëve. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarisë po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër”, njofton OSHEE.
Komento