Defekte në motor dhe shkëndija elektrike, digjen dy automjete brenda pak orësh në kryeqytet

Një automjet është djegur rreth orës 12:15 në kryeqytet dhe më konkretisht në rrugën 'Pirro Gode'. Dyshohet se automjete, në pronësi të shtetases B. Gj, ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike dhe si pasojë është djegur pjesërisht..

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jeta e askujt nuk është vënë në rrezik. Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses.

Ndërkohë në mëngjes një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës  08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik.

Dyshohet se si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti ford focus me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1593761045_makinatirane.jpg

Makina që mori flakë

/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan