Disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme në Tiranë. Shkak për ketë është bërë një defekt në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, dhe si pasojë e mbingarkesës së rrjetit sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina.

Një prej tyre, kabina nr.2 në rrugën "Kongresi i Lushnjes", pas hotel "Mondial"  u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.

Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.

Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune