Defekt në rrjet, pa energji elektrike disa lagje të Tiranës

Defekt në rrjet, pa energji elektrike disa lagje të Tiranës

Foto ilustruese

Disa lagje të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme, si pasojë e një defekti në nënstacionin e Kasharit. OSHEE njofton se punonjësit e saj janë në terren dhe po punojnë për riparimin defektit.

Njoftimi i OSHEE:

Ka pesuar defekt fideri 16, qe lidhet me Nst Kashar, dhe furnizon fushen e ish-Misto Mame, deri ne kufi me Spitalin Amerikan 3 dhe KMY.

Pas disa manovrimeve u realizua lidhja e ketij fideri me defekt me fiderin 17, duke sjelle rikthimin e energjise elektrike, por qe nuk zgjati shume, pasi linja ra serish.

Aktualisht fideri 17 mori energji, i cili mbulon pjesen nga KMY deri te Astiri. Problem eshte fideri 16, per te cilin po punohet intensivisht, duke manovruar me kabina.

Duhet theksuar se vonesa per riparimin ne kohe te fiderit vjen edhe per shkak se pjesa derrmuese e kabinave jane private dhe ne gjendje jo te mire pasi pronaret qe i posedojne nuk i mirembajne.

Gjithsesi, brigada e OSHEE eshte ne terren dhe parashikohet normalizim i situates brenda ores.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda