Si pasojë e një defekti elektrik, disa zona në Tiranë kanë probleme me energjinë elektrike.
OSHEE bën me dije se në orën 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme.
Bëhet fjalë për rrugën Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, rrugën Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, rrugën e Dibrës, televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.
Nga punonjësit e OSSH po merren masa për rikonfigurimin e skemave duke bërë të mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë.
Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave, thotë OSHEE.