Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Selia blu ku dha një prononcim për mediat, foli edhe për stërvitjen e NATO-s 'Defender Europe 21'.
Basha tha se NATO pikë së pari është një aleancë politike me në qendër demokracinë dhe pastaj ushtarake.
"Së pari dua të falënderoj nga zemra forcat pjesëmarrëse të NATO, në veçanti ato të SHBA-vë në një stërvitje historike, 'Defender Europe 21'. Shpreh krenarinë legjitime që PD, qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si ministër i jashtëm mundësuam anëtarësimin në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të botës, NATO-n. Do t'i tregojë të gjithë rivalëve potencialë të aleancës të Atlantikut të Veriut se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion sepse vlerat mbi të cilat në bashkohemi janë të pacenueshme si liria, demokracia, respektimi i kufijve dhe integritetit territoriale në veçanti atë të Kosovës. Le të jetë ky një paralajmërim për despotët e Ballkanit. NATO nuk është një aleancë ushtarako-politike por politiko-ushtarake në bazë të cilin qëndron respektimi ligjit dhe demokracia e zgjedhjet e lira", tha Basha, duke cekur në mënyrë të tërthortë edhe lajmet e fundit që flasin për ndryshime të kufijve në Ballkan.
Lajmi kryesor:
‘Defender 21’, nis nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake! Gjenerali Wolters dhe Kim: SHBA, krah Shqipërisë gjithmonë! Rama: Të ngjisim marrëdhëniet në pikën më të lartë
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.1%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare: Elon dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara
19 Shkurt, 08:23
-
Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në negociatat me Rusinë? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë
18 Shkurt, 23:03
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22
-
DOGE e Elon Musk pretendon se ka gjetur 4.7 trilionë dollarë pagesa të Thesarit të ‘pagjurmueshme'
18 Shkurt, 21:15
-
Europa në sanduiç, nga të mbrohet më parë
18 Shkurt, 21:08
-
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim
18 Shkurt, 20:29
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt, 20:01