Degët e PD-së nisin analizën 
e 21 qershorit pa Lulzim Bashën

Degët e PD-së nisin analizën <br />e 21 qershorit pa Lulzim Bashën
TIRANE- Raporti i analizës së zgjedhjeve të 21 qershorit, një dokument i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ai Organizativ, Eno Bozdo dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, ka mbërritur në degët lokale dhe këto të fundit kanë nisur analizën.

Ndonëse është pritur me rezerva nga baza e PD, kjo pasi kryetarët e degëve kanë shprehur rezerva për përmbajtjen e tij, duke e cilësuar tendencioz dhe jo realist sa i takon opinionit mbi zgjedhjet, 53 degët e PD do të mbledhin strukturat e tyre drejtuese, për të adresuar gjetjet e raportit. Burime pranë PD u shprehën dje për “Shqiptarja.com” se analiza do të bëhet në të gjitha degët, por ajo nuk do të ndiqet nga kryetari demokrat, Lulzim Basha.

Ndryshe nga sa kishte paralajmëruar gjatë verës, kreu i PD ka preferuar që të mos përfshihet në debatet e bazës. Por nga ana tjetër, Basha do të vijojë turin e dëgjesave me qytetarët. Kjo lëvizje e Bashës mund të jetë edhe një strategji e tij për të shmangur një ndikim të mundshëm në bazë, pas përplasjeve të ashpra të kryetarëve të degëve me deputetët.   
 
Analiza
Analiza e zgjedhjeve vendore do të shtrihet në të 53 degët lokale. Edhe në ato degë ku PD ka fituar njësinë vendore, do të trajtohen problemet e cekura në raportin e Ristanit. Në raportin e publikuar pak ditë më parë nga “Shqiptarja.com”, thuhet se Partia Demokratike fitoi vetëm 15 nga 61 bashki në të gjithë vendin. Sipas tij, në total, kandidatët e Koalicionit të PD fituan 677,403 vota, përball 847,698 të maxhorancës së majtë.

Koalicioni i drejtuar nga PD, fitoi 507,285 vota, ndërsa PD mori 317,620 vota, ose 20.33% të totalit të votës për këshilla që përkthehen në 511 këshilltarë gjithsej, prej këtyre 299 si përfaqësues të PD. Raporti i analizës së Partisë Demokratike atakon thuajse në çdo rresht të tij degët lokale, si përgjegjëse të mosfunksionimit të strukturave në bazë. Situatë e cila, sipas raportit, nxiti edhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve.
 
Degët me probleme
Bashkia e Tiranës ka shënuar një tjetër tkurrje të madhe të elektoratit të djathtë, ku diferenca mes zgjedhjeve të 2013-s me ato të këtij viti është 4075 vota, ku nga 120735 vota që kishte në 2013-n, në 2015-n APPD-ja mori 116660 vota. Në Kamëz, në krahasim me 2013-ën, PD ka rënë me 2 678 vota.

Bashkia e Korçës vijon të shënojë rezultate negative për demokratët, të cilët kanë humbur 1787 vota në krahasim me dy vite më parë, ku nga 19336 vota që e djathta mori në 2013-n, në 2015-n APPD-ja mori 17549 vota. Në raport evidentohen dhe shifrat e Bashkisë së Dibrës, Tropojës, Hasit, Himarës, Librazhdit, Peqinit, Shijakut.  

Përveç këtyre bashkive, nuk është përfshirë rezultati negativ në Bashkinë e Finiqit, e cila u shndërrua për herë të parë në një bashki dhe atë të Kurbinit, ku PD-ja i bojkotoi zgjedhjet vendore.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat