Dega e mësuesisë më pak e preferuara për maturantët, Mehmeti: Fakultetet e edukimit rrezikojnë mbylljen

Përherë e më pak maturantë kërkojnë të bëhen mësues, dhe parashikimet sipas ekspertëve janë të zymta. Report Tv shkoi në gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë, aty ku maturantët preferojnë degë shumë më të vështira, por jo mësuesinë. Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti në të ardhmen fakultetet e edukumit do mund të mbyllen dhe nëpër shkolla do të japin mësim mësues të sajuar.

"Momentalisht po bëj provimin e ekonomisë dhe në universitet dëshiroj të vazhdoj për drejtësi."

"Unë do të vazhdoj në shkollë publike për arkitekturë."

"Unë do të zgjedh të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane dhe do të studioj diku në Europë."

"Do vazhdoj degën e stomatologjisë për arsye se dhe familja ime e ka të trashëguar si profesion."

Më të paktë në numër, por në gjimnazin Petro Nini ka dhe mes maurantëve që në preferencat e tyre të ndjekjes së studimeve kishin mësuesin’.

"Besoj do të zgjedh mësuesin ose ekonimië apo dhe IT ndoshta."

"Tjetër opsion mund të them edhe mësuesinë, specifikisht për lëndën e  letërsisë. Më pëlqen të merrem me nxënës të cilët janë të interesuar në këtë lënd, pra do të doja  të kisha një lloj komunikimi nxënës- mësues."

Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti  mungesa e interesit të studentëve për zgjedhjen e fakulteteve të edukimit vjen nga mungesa e politikave mbeshtetëse arsimore.

"Ça më garanton ti mua, që të bëhesh mësues duhen 7 vjet, se dua 3 bachelor, 2 master, stazh , sepse këta prishën ligjin tham master shkencor , nuk e di pse një mësues do master shkencor. Ai do master profesional dhe të dali në punë, pastaj ne portale derisa të gjesh vend, interesi bie. Atehere cili eshte interesi i tij që të studioj mësuesinë."

Kërkesën e ulët për  mësuesi eksperti e lidh edhe me pagesat jo të mira në arsim.

"Kemi 0 rritje rroge që nga 2013, nuk e kanë indeksuar dot çmimin. Nga 2013 nuk marrin më shpërblim."

Nuk është e largët dita sipas ekspertëve që do mbyllen fakultetet e edukimit e do të ketë papunësi intelektuale.

"Do kemi profesor të asociuar ,se profesorë doktorët do mbeten në sistem e profesor të asociuar  dhe poshtë që do të ngelen pa punë. Dhjetëra shkolla me mësues të sajuar, mësuesi që do japi histori, do japi një çik matematik, një cik fiskulturë. Nuk do ketë cilësi në arsim."

Pak ditë më parë ministrja e arsimit Evis Kushi nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan njoftoi për iniciativa të reja për zhvillimin e programeve të mësuesisë e të tjerave më pak të pëlqyera me bursa e reduktim tarifash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI