Dëgjesat publike, Ekonomi:
Hapim 220 mijë vende pune

Dëgjesat publike, Ekonomi:<br />Hapim 220 mijë vende pune
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, ka prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, pasqyrën e dëgjesave publike të zhvilluara nga kryeministri Rama në të gjithë vendin.

Në masën 12% , shqetësimet lidheshin me ekonominë.

Ekonomi ka deklaruar se gjatë 4-vjeçarit të dytë të qeverisë Rama, do të hapen 220 mijë vende pune, si dhe ka folur mbi rrogën minimale, e cila nga 240 mijë lekë  që është aktualisht do të shkojë në 300 mijë lekë.

Ministrja e Ekonomisë ka zbuluar gjithashtu që problem i madh për qytetarët mbeten legalizimet, për të cilat do të vazhdojë puna edhe gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Rama”.

Ndërkohë gjatë dëgjesave publike të zhvilluara nga kryeministri, një tjetër shqetësim i ngritur nga qytetarët ka qenë edhe infrastruktura rrugore brenda qarqeve.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm