Një banor i pallatit, i cili arriti të shpëtonte familjen e tij pas shpërthimit të fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, tregon momentet e panikut kur u fut me shpejtësi në banesë për të nxjerrë nënën dhe bashkëshorten, ndërsa rrëfen se tymi i zi e pengoi të ndihmonte persona të tjerë.
Ai tregon se nëna e tij ndodhet aktualisht në spital për shkak të tensionit, ndërsa bashkëshortja është mirë.
“Dëgjova zhurmën dhe u turra me vrap bashkë me shokun tim, ika në shtëpi. Shihja plakën që ishte e shtrirë, pashë edhe nusen. Kapa plakën dhe e nxora jashtë shumë shpejt, mora edhe nusen dhe e nxora nga dera tjetër. Dera e hyrjes kishte rënë në tokë, sepse unë i kam dy dyer dhe një tjetër. Doja të shpëtoja edhe të tjerët, por kishte shumë tym të zi dhe nuk hyja dot. Ka shumë dëmtime te njerëzit këtu. Më thanë se ka vdekur një grua në katin e katërt, e moshuar, për të tjerë nuk kam dëgjuar.
Në spital shkoi edhe një familje tjetër. Erdhën, por i pyeta dhe ishin mirë. Për personin që rezulton i zhdukur nuk kam informacion. Unë isha te lokali, këtu e kam shtëpinë. Sapo dëgjova shpërthimin, u nisa me vrap drejt banesës dhe nxora plakën. Madje, e kam në spital tani, nga tensioni. Nusen e kam mirë.”- ka rrëfyer banori.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Elbasan! Shpërthim i fuqishëm në pallat, shembet një kat! Humb jetën një e moshuar, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (EMRAT + VIDEO)









