Pusetat që po rrezikojnë të 'hanë' kokat e banorëve: Si shpëtoi djali me nusen dhe fëmijët (VIDEO)

Pusetat e hapura në rrugën Elbasan- Cërrik janë kthyer në një burim rreziku për banorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks.

Në një vëzhgim të lirë të bërë nga gazetari i Report TV, rreth 55 pusetave u mungojnë kapakët dhe janë zëvendësuar nga goma makinash për të shmangur aksidente me pasoja të rënda. Sipas banorëve, shkak për këtë është bërë jo vetëm vjedhja, por cilësia e dobët e tyre, fakt i pranuar edhe nga vetë kompania që ka ndërtuar rrugën.  

"Sektori i emergjencave Civile, drejtori Mustafa Arapi ka kontaktuar me kompaninë që ka ndërtuar rrugën, por ka pranuar se është punuar pa cilësi për kapakët", u shpreh për Report Tv, prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja.

Banorët kërkojnë nga pushteti pushteti vendor një zgjidhje urgjente.

"Janë të rrezikshme, mund të ketë edhe vdekje këtu", u shpreh një banor.

"Në këtë lagje duhej modernizim, jo demode. Nuk janë vjedhur, por janë thyer nga makinat që kanë kaluar sipër. Këtu më ka shpëtuar djali me gjithë dy fëmijët dhe nusen, shpëtuam për mrekulli. E ka fajin firma që ka vënë materialin e dobët", u shpreh një tjetër banor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapere o avere: 05/04/2019 17:06

    ..keto jane Skandale,qekushtojne jete njerezish?!..kur ju ndodh banoreve aty,imagjinoni nje Turist qe i bie rruga andej?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen