Barrierat të dëmtuara nga aksidentet në rrugën Fier-Ballsh, ARRSH nuk i riparon! Kthehen në rrezik për shoferët

Kjo është rruga nacionale Fier-Ballsh, 26 kilometra, dikur një arterie e rëndësishme e lidhjes së Tiranës me Jugun.

Që prej ndërtimit të autostradës Levan-Tepelenë, rruga Fier-Ballsh është lënë në harresë edhe pse ajo vazhdon t’u shërbejë mijëra banorëve të tre bashkive, Fier, Patos dhe Mallakastër.

“Unë punoj taksi dhe kaloj çdo ditë. Barriera nuk ka janë dëmtuar dhe vjedhur. Normal që është problem se bëhet shkak për aksidente”, tha një shofer.

Nga vëzhgimi i Report Tv vihet re mungesa e barrierave, të cilat janë dëmtuar apo vjedhur. ARRSH-ja që ka detyrë ta mirëmbajë prej vitesh nuk ka vënë dorë për riparimin e barrierave. Po kështu vihet re çarja dhe dëmtimi i asfaltit, apo mungesa e sinjalistikës në disa segmente. Por më e rrezikshme është ura tek Kthesa e Patosit.

Disa muaj më parë dy persona mbeten të plagosur, pasi makina përfundoi në kanal. Barrierat anash urës ende nuk janë riparuar, duke u bërë burim për të tjera aksidente.

“Po si nuk janë të rrezikshme? Tepër të rrezikshme! E para qytetarët duhet të ecin me kujdes të mos bëjnë dëme, pastaj mban përgjegjësi dhe shteti”, tha një qytetar.

Këta lapidarë janë dëshmi e qartë e numrit të lartë të aksidenteve me vdekje në këtë aks nacionale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çimi: 25/04/2023 21:02

    Ore po keto lapidaret si i lejon arrsh vend e pa vend, ca lloj respekti per rrugen ka shteti qe i le keto lapidar nje me dy mbijn…. Skam pare ne asnje rrug te botess lapidar varresh sic ndodh ketu, shteti duhet ti heqi dhe ky inspektoriati rrugeve duhet ti heqi me ligj se eshte turp

    Përgjigju
  • Liku: 25/04/2023 16:36

    Aksidentet ndodhin nga mos respektimi i rregullores qarkullimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren