SARANDË- Godina e teatrit në qytetin bregdetar të Sarandës është lënë në rrënim të plotë prej dy dekadash. Skena e kinoteatrit të Sarandës është me kolona të gjymtuara, xhama të thyer, e pluhurosur. Që pas sulmeve të 1997-ës, nuk është vënë dorë, ndërsa godina po degradon dita ditës.

"Shkatërrimi i teatrit ka filluar këtu e 20 vjet që kur kanë ardhur në pushtet drejtues vendorë që nuk kanë treguar asnjëlloj kujdesi për estradën e qytetit dhe s'kanë bërë asnjë investim", tha Haki Spaho, ish-aktor që tashmë është në pension

I harruar nga pushteti vendor, kinoteatri nuk i shërben më artit, ndërsa disa ambiente shfrytëzohen për biznes.

"U mor holli i madh është kthyer në klub tregtie. U prish teatri i kukullave dhe u kthye në shtëpi banimi. U prish kinemaja që u bë lokal", tha më tej Spaho.

Prej vitesh në një pjesë të këtyre ambienteve është vendosur Qendra Kulture e qytetit të Sarandës. Me një staf të cunguar, kjo qendër nuk kryen asnjë aktivitet artistik.

"Nuk ka estradë profesionistë, s'ka orkestër, më e keqja nuk po del brez i ri dhe kështu po mbaron çdo ditë e më shumë arti në Sarandë", tha ai.

Qyteti me brigje të mrekullueshme dhe detin e kristaltë,  duket se nuk ofron asgjë sa i përket artit...