Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, konfirmoi se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Para hyrjes në Kuvend, Kurti nuk komentoi zhvillimet e fundit politike, por u kufizua duke thënë se po i përgjigjet ftesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
“Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka ftuar për sot vazhdimin e seancës dhe unë kësaj po i përgjigjem”, deklaroi Kurti para gazetarëve.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Tensione në Kuvend, deputetja e opozitës qëllon Kurtin me vezë! Shtyhet seanca konstituive, kryeministri kërkon kohë për marrëveshje (VIDEO)








