8 gusht1991: Kur Italia ishte Amerika për shqiptarët është ky titulli me të cilin mediat italiane kujtojnë eksodin e shqiptarëve në vitet 90. Kanë kaluar 25 vite kur anija “Vlora” me 20 mijë emigrant shqiptarë prekte brigjet italiane në Bari. Shqiptarët ishin në kërkim të një të ardhme në Itali,citojnë të përditshmet. Pamjet e atyre viteve tashmë kanë hyrë në histori.

Mëngjesin e 8 gushtit anija "Vlora"  mbërriti në brigjet e Barit  pasi kish dy ditë që ish nisur nga porti i Durrësit . Disa orë më parë, "Vlora" kishte tentuar të hynte në portin e Brindizit, por  prefekti Bruno Pezzuto i kishte ndaluar hyrjen duke e bindur kapiten Halim Milaqi  të udhëtonte drejt Barit: shtatë orë udhëtim duke drejtuar një anije  të vështirë e mbushur me një turmë njerëzish.

E gjithë kjo histori ka mbetur tashmë një Déjà Vu. Pas 25 vitesh, shkruajnë mediat italiane shqiptarët në Itali janë shndërruar në komunitetin më të integruar . Por pavarsisht viteve, kujtimi i anijes “Vlora” me 20 mijë shpirtra në bord është bërë simbol për Italinë dhe Europën.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)