TIRANE - Për dekanin e Shkencave të lëvizjes, Mehmet Spahiu, fakultet në të cilin është student edhe dhëndëri i rektorit të universitetit të Sporteve, Vejsel Rizvanolli, por që dyshohet se i ka marrë provimet pa qenë në të vërtetë i pranishëm fare në Shqipëri, nuk largon nga përgjegjësia pedagogët e lëndës. Por, në një intervistë për "Shqiptarja.com", ai thotë se përgjegjësinë kryesore e ka rektori, pasi ai kishte lidhje të afërta familjare dhe e dinte shumë mirë se ku ndodhej personi në fjalë.
Profesor, si qëndron e vërteta e studentit tuaj Redi Shijaku?
Unë e lexova në gazetën tuaj këtë lajm, por në këtë moment nuk mund të të jap një përgjigje të saktë, pasi duhet të verifikohen dokumentet, nëse përputhen gjërat apo jo.
Por pedagogu i lëndës, i cili ka firmosur edhe procesverbalet, duhet ta dijë nëse x student ka qenë i pranishëm ose jo në provimin e tij?
Po sigurisht, pedagogu i lëndës, në momentin që i vjen lista emërore me studentët për të futur në provim, kuptohet që ai duhet të jetë i saktë për personat që janë përgjigjur dhe kanë marrë vlerësimin përkatës si dhe për personat që nuk janë paraqitur, ku në procesverbalin përkatës vihet shënimi "nuk u paraqit". Pa diskutim që pedagogu është direkt i lidhur me provimin.
Nëse ju vërtetoni se personi në fjalë nuk ka qenë prezent ditën e provimit, pedagogu i lëndës që ka firmosur çfarë përgjegjësie ka?
Unë e mendoj kështu. Sekretaria është starti i një veprimtarie administrative për një rast të tillë. Që do të thotë se pasi nxjerr zyrtarisht studentët që kanë bërë pagesat dhe që plotësojnë kushtet për të hyrë në provim, ata plotësojnë procesverbalin dhe e siglojnë që një grup prej 20 studentësh, hyn në provim. Kjo listë vjen në dekanat dhe dekanati bën thjesht një firmë përcjellëse, pasi nuk ka të drejtë vule. Nëpërmjet kësaj firme vërtetohet që pedagogu ka të drejtë të marrë grupin në provim. Ky pedagog pasi merr grupin në provim bën vlerësimin. Këtu me thënë të drejtën, përsa i përket identifikimit të studentëve, vihet re një mangësi thelbësore që studenti jonë, që me sa di edhe e paguan 2 mijë lekë të vjetra, për kartën e regjistrimit, aktualisht nuk e ka. Dhe pasi mbaron ky provim dhe pedagogu bën vlerësimin përkatës, është rektori që përfundimisht e firmos dhe mbi firmën e tij vihet vula dhe arkivohet në protokoll.
Unë dua të këmbëngul sërish në një fakt, a ka faj pedagogu i lëndës që ka firmosur në notën karshi emrit?
Sigurisht që pedagogu nuk shmanget nga përgjegjësia, por ka dy gjëra. Në rastet kur pedagogu ka dijeni dhe ka bërë kompromis për këtë marrëdhënie, është diçka që rëndon mbi të dhe do të mbajë edhe përgjegjësitë, por ndoshta pedagogu, në një grup studentësh prej 150-250 vetash, që jo të gjithë i vijnë rregullisht në mësim, part-time dhe sistem dite, ndoshta mund të mos jetë në gjendje t'i identifikojë të gjithë dhe mund t'i parakalojë ndonjë. Kjo nuk është se ia lehtëson gabimin, por së paku është një gjë që i ka ndodhur pa e kuptuar. Ndërsa rektori, kur bëhet fjalë për një personin e tij të familjes, nuk ka se si ta shmangi përgjegjësinë, pasi ai e di shumë mirë nëse është jashtë apo jo i afërmi i tij dhe të firmosi atë që i shkon në tavolinë. Kjo është krejtësisht një marrëdhënie tjetër.
A mund të ndodhë që në vend të një studenti të futet një tjetër dhe pedagogu mos ta njohë?
Studenti jonë nuk ka librezë notash dhe kjo lë shteg, që ndoshta, në vend të një personi të futet një tjetër, madje ka pas edhe tentova për një gjë të tillë, por në rastet kur ne i kemi identifikuar i kemi skualifikuar direkt.
Por a nuk i kërkohet studentit karta e identitetit?
Është normale, që pedagogu, nëse ka shkallë njohje me studentët bën identifikimin e tij, por është normale që nëpërmjet kartës së identitetit ai të identifikojë se çfarë personash ka në provim.
A keni ndërmarrë ndonjë veprim për të vërtetuar këtë fakt?
Pikërisht për këtë problem, gjatë ditës së sotme kemi një takim me këshillin e fakultetit, për të kërkuar një informacion më të plotë në administratën tonë dhe të na vihen në dispozicion të gjithë proces-verbalet dhe aktet zyrtare dhe pas verifikimeve ët dalim në një konkluzion zyrtar.
Profesor, a ja janë ankuar ndonjëherë pedagogët tuaj, për ndërhyrje nga ana e rektorit për të favorizuar një student të caktuar?
Zyrtarisht nuk kam pasur ndonjë ankesë në kuptimin e trysnisë apo pretendimit, por ata fakte që ju keni publikuar në media, nëse do të dalin të vërteta, do të marrim disa vendime të rëndësishme.
Rektori ka akuzuar dje se pedagogët nuk bëjnë mësim, a është e vërtetë kjo?
Unë me përgjegjësi e them që në fakultetin tonë ka pedagogë me tituj dhe grada shkencore, me karrierë të gjatë në sport, mjeshtëra të merituar në sport dhe kryejnë rregullisht detyrën me korrektësi dhe saktësi gjatë gjithë vitit. Sigurisht përsosmëri nuk ka, por ka pasur një rregullsi për t'u pasur zili në drejtim të mësimdhënies dhe marrëdhënies me studentët.
Atëherë akuzat e rektorit janë të pabaza?
Për mua ata janë deklarata emocionale që mund ta kenë lidhje me një pedagog të veçantë për mospërputhje të mendimeve apo konflikteve aktuale që mund të kenë, por unë si drejtues i këtij fakulteti them me përgjegjshmëri që niveli i mësimdhënies ka qenë i lartë dhe korrektësia e pedagogëve ka qenë maksimale.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Universiteti shtetëror provime si të italianit, Renzo Bossi