Jashtë dyerve të Kuvendit Berisha u prononcua për gazetarët. Por në morinë e akuzave të tij dhe reagimit mjaft të ndezur për largimin nga salla Berisha bëri një deklaratë disi të çuditshme kur tha se Rama ka filluar të dëgjojë në mitingje thirrjet: "O Edvin o zagar, do të varim me litar...” por nuk dihet konteksti në të cilën Berisha e tha këtë.
Berisha per Byrone dhe Venecian
Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po zvarrit qëllimisht votimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Byroja do të ketë viktimë të parë Edi Ramën. Ai ka frikë se mos rrëzohet, por është i rrëzuar. Është një njeri që e ka përfshirë veten në krime monstruoze Prova e vullnetit të tij është hajde të votojmë BKH-në. BKH synon imunitarët, gjykatësit, prokurorët, deputetët dhe ministrat e zv.ministrat. Kjo është prova e politikanve, janë gati ata?”- ka deklaruar Berisha.
Ai ka komentuar edhe variantin e Komisionit të Venecias, i cili, në këndvështrimin e Berishës, i heq kreut të mazhorancës “kamzhikun” nga duart.
“Venecia tha stop, kamzhiku do të bjerë mbi ata që vjedhin. Reforma është kundër Edi Ramës. Byroja është gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska, siç thotë Shekspiri. Në këtë rast, Rama është laraska”, ka thënë Berisha.
Redaksia Online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO