Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha‏

Edhe pse lufta ndaj korrupsionit është një prioritet absolut sic e vuri në dukje edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama mbetet i vendosur në promovimin e vjedhjes dhe hajdutërisë.

Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes.

Ahmetaj është ndër më të besuarit e bandës plaçkitëse të Edi Ramës. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica.

Rama dekoroi sot dhe modelin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, një prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit ku u ndanë mbi 338 milionë euro me miqtë dhe klientët e tij. Si zv.ministre e Shëndetësisë zonja Konomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatje. Për këtë kontribut ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë.

Mesazhi i Ramës është i qartë. Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit.

Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie. Ndryshimi i vërtetë nis me largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij plaçkitëse.

​ 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat