Do të doja që në këtë komunikim me mediat të falenderoja të gjithë anëtarët e PS, në katër qarqet në të cilat u zhvillua procesi zgjedhor për delegatët e Kongresit, ditën e shtunë. Përkatësisht në qarqet Korçë, Elbasan, Fier dhe Berat. Ishte një pjesëmarrje mbresëlënëse, një proces i shkëlqyer, shumë transparent dhe demokratik. Po i tillë ka qenë edhe procesi i numërimit dhe i administrimit të procesverbaleve.
Dua të theksoj që ky proces zhvillohet i tillë vetëm në PS sepse ne jemi e vetmja forcë politike që delegatët e Kongresit i zgjedh përmes parimit ‘një anëtar një votë’. Sot do të ndaja me ju disa nga të dhënat specifike të procesit zgjedhor të delegatëve të Kongresit në Berat, Elbasan, Korçë dhe Fier. Në të katër qarqet së bashku morën pjesë 24 783 anëtarë të partisë në votim, nga 33926. Pra 73.1% e anëtarëve të partisë morën pjesë në proces. Nga ky proces u zgjodhën delegatët, ku dua të theksoj që nga 337 delegatë, 146 prej tyre janë gra dhe 109 prej tyre janë të rinj dhe të reja. Sepse këtu është respektuar tërësisht vendimi i Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste për të garantuar një pjesëmarrje 50% gra dhe 50% burra. Gjithashtu që është shumë e rëndësishme, 1/3 e delegatëve janë të rinj dhe të reja.
Dua të komunikoj gjithashtu sot, se procesi i zgjedhjes së delegatëve është gati për tu zhvilluar javën që vjen në Lezhë dhe në Dibër. Nga ky komunikim publik do ti kërkoja çdo anëtari të Partisë Socialiste në këto dy qarqe, që ditën e shtunë prej orës 08.00 në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej njësive administrative të këtyre dy qarqeve duhet të ushtrojë detyrimin e tij statutor për të votuar delegatët e Kongresit. Procesi i përzgjedhjes së delegatëve të Kongresit është një proces shumë i rëndësishëm. Ka kaluar përmes shumë konsultimeve, që fillojnë nga baza e Partisë Socialiste që janë organizatat e saj. Ky proces përmbyll fazën e parë të përgatitjes së Kongresit. Pasi të jetë mbyllur ky proces edhe në qarqet e tjera më 27 shkurt, shkojmë në Kongresin e Partisë Socialiste më 19 mars.
Edhe njëherë faleminderit 25 mijë anëtarëve të PS në këto katër qarqe që i’u përgjigjën detyrimit të tyre statutor për të ushtruar detyrën e anëtarit të Partisë Socialiste.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44