Të nderuar përfaqësues të medias, jam sot përpara jush të bëj me dije përmbylljen me sukses të procesit të zgjedhjes me votimin një ditë më parë nga delegatët e Kongresit, të Asamblesë Kombëtare.
Rreth 1500 delegatë Kongresi nga të gjitha qarqet e vendit, votuan për përfaqësuesit e çdo qarku për anëtarë asambleje në Partinë Socialiste, mbi kritere të përcaktuara nga Asambleja Kombëtare e mbledhur në prag të Kongresit te partisë. U zbatuan me korrektësi kriteret e vendosura, disa prej te cilave ishin:
Integriteti moral dhe ligjor i figurës së kandidaturave që propozohen. Kandidaturat e propozuara për anëtarë të Asamblesë Kombëtare nuk duhet të kenë apo kenë pasur probleme me ligjin apo organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë.
- Të mos kenë status të nëpunësit civil;
- 50 % e kandidaturave të propozuara të jenë shoqe;
- 20 % e kandidaturave të jenë të moshës deri në 30 vjeç;
Duke iu përmbajtur rreptësishtë këtyre kritereve, vota e delegatëve konfirmoi 174 anëtarë asambleje.
Prej këtij numri, 50 % anëtare janë shoqe. Kjo tregon edhe njëherë përmbushjen e premtimit tonë për barazi gjinore edhe në forumet më të larta të Partisë Socialiste.
Punë të mbarë të gjithë anëtareve të Asamblesë Kombëtare !
Procesi i votimit të anëtareve të Asamblesë, ishte vijimi i një numri të madh të proceseve zgjedhore në të gjitha organizatat socialiste.
Mijëra procese zgjedhore në të gjithë vendin të anëtarësisë socialiste, përmes transparencës e garës së hapur flasin jo vetëm për transformimin rrënjësor dhe të thellë të kësaj force politike, por konfirmojnë gjithashtu se Partia Socialiste është dhe do të mbetet, forca politike më demokratike në vend.
Kongresi i Partisë Socialiste, miratoi gjithashtu Statutin e ri të Partisë, që garanton për të gjithë të drejtën e pjesëmarrjes aktive, të barabartë dhe me transparencë të plotë në çdo vendimmarrje, në forcën më të madhe politike në vend.
Ju faleminderit!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56