Deklarata e Donald Lu, deputeti i
PD: Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Deklarata e Donald Lu, deputeti i<br />PD: Nuk dënohet Tahiri pa Ramën<br>
Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratave nga ambasadori amerikan Donald Lu për hetim të plotë të çështjes së ish-ministrit Tahiri. Deputeti i PD thotë se është e domosdoshme përfshirja e FBI në hetimin ndaj Tahirit.

Sot gjatë takimit prej 90 minutash në Ministrinë e Brendshme me Fatmir Xhafajn, ambasadori amerikan e ka vendosur theksin te dosjet e bujshme, ndër to edhe ajo e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime pranë takimit Xhafaj-Lu bënë të ditur për Report Tv se diplomati i lartë amerikan ka deklaruar se "kemi ofruar, mbështetje me prokurorë federalë amerikanë për t'iu ofruar ndihmë teknike prokurorisë për kryerjen e një hetimi të plotë për të gjitha dosjet e bujshme". "SHBA po ndjek disa çështje", ka thënë Lu.

Gjithashtu, në takim Lu ka përmendur edhe çështje të veçanta me rëndësi si ajo Shullazi. "SHBA po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me çështjen Shullazi", mësohet të ketë deklaruar Donald Lu.

STATUSI I AGRON SHEHAJT
“Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë? Ai e ka të qartë që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij. #

nukdenohetahiriparamen

#banditetnepushtet

#nenukjeminjesoj

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)