Deklarata e fortë e kryeministrit:
Emigrantët,pushtues myslimanë!

Deklarata e fortë e kryeministrit:<br />Emigrantët,pushtues myslimanë!<br /><br>
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me emigrantët e shumtë që vijnë në Bashkimin Evropian për një jetë më të mirë.

Kryeministri Orban i ka cilësuar refugjatët që futen në Evropë si pushtues myslimanë. Ai e bëri këtë deklaratë në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’, ku zbuloi shkakun pse hungarezët nuk i duan refugjatët.

"Ne nuk i konsiderojmë këta njerëz si refugjatë myslimanë. Ne i konsiderojmë ata si pushtues myslimanë. Për shembull, dikush që dëshiron të vijë nga Siria në Hungari duhet të kalojë katër vende që nuk janë aq të pasura sa Gjermania, por të qëndrueshme. Pra, ata nuk po vrapojnë për jetën e tyre atje. Ata janë emigrantë ekonomikë që kërkojnë një jetë më të mirë", tha shefi i ekzekutivit hungarez.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete