Putin i 'ankohet' Scholz: Në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova! Xhaçka: Gënjeshtër që përsëritet pa turp

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në Ukrainë kanë shkuar për të luftuar edhe mercenarë nga Shqipëria. Në telefonatën që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ai është ankuar duke thënë se Ukraina po ndihmohet nga vendet e tjera, ku përveç Shqipërisë, kanë shkuar edhe nga Kroacia, Kosova, por edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri.

"Në Ukrainë, po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, tha Putin në bisedën e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Megjithatë, një deklaratë e tillë është mohuar kategorikisht nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Ajo theksoi se Shqipëria është pro Ukrainës, por që të ketë dërguar mercenarë për të luftuar është një gënjeshtër. 

"Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë", shkruan Xhaçka.

Një reagim nga pasur edhe nga ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ku sipas saj, kjo deklaratë vjen me qëllim që të hiqet vëmendja nga e vërteta, që është se Rusia po sulmon padrejtësisht Ukrainën.

Kujtojmë që ligji shqiptar e ndalon një ushatark nga Shqipëria të marrë pjesë në një luftë jashtë vendit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Putin tha se në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë, Kim: Gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga e vërteta

 Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, se në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë.

" Fushata ruse e dezinformimit është shumë e madhe. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran", shkruan Kim.

 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës