TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PD-së, Eduard Halimi i cili u shpreh se vendimi për lirimin e Arben Frrokut, janë kërcënuar me telefon gjykatësit që shqyrtuan çështjen.
 
“ “Sekseri” i gjyqtarëve ka pacipësinë të bëjë parimorin. Halimi bojkotues i reformës në drejtësi, hipokrizi bajate me të. Halimi që vrau drejtësinë bën sikur qan për të. Mbështetje prokurorisë në përballjen me krimin e korrupsionin. Mbështesim Prokurorinë në zbardhjen e se vërtetës.”- shprehet Vasili.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)