Pas deklaratës së kryeakademikut serb Vladimir Kostiç se Serbia e ka humbur Kosovën, ka reaguar presidenti serb Tomislav Nikoliç. Në reagimin e kabinetit të Nikoliç thuhet me habi se si kryeakademiku Kostic ”e ka thënë këtë dhe ka mbetur gjallë”.
“Presidentin Nikoliç e ka befasuar shumë, që të mos përdorim ndonjë fjalë më të ashpër, deklarata e Presidentit të ASHAS Vladimir Kostic, se Kosova de facto është e pavarur dhe de jure e humbur për Serbinë dhe se aleanca me Rusinë është një alternativë artificiale dhe se Serbia duhet të hyjë në parajasën e BE’së” thuhet në reagim.
Më tej në reagim thuhet se Kostiç nuk mund të flasë për Kosovën në mënyrë individuale pasi Kosova nuk është pronë e tij.
“Si mundet që ai ose dikush tjetër të japë diçka që nuk është e tij. Kosova nuk është e jotja e as e ndonjë individi tjetër. Kosova i takon paraardhësve dhe pasardhësve tonë”, thuhet veç tjerash në reagimin e Nikoliç.
Më herët kryeakdademiku serb Kostiç kishte deklaruar se Kosova nuk është më në duart e Serbisë. "Për disa njerëz, duhet të thuhet se Kosova nuk është më në duart tona, as de fakto e as de juro. Druaj se në këto momente, menquria e vetme politike është si të heqim dorë nga Kosova me dinjitet. Kjo duhet të thuhet për disa njerëz. Kosova nënkupton një pjesë të madhe të bazës kulturore serbe për të cilën duhet të luftojmë dhëmb me dhëmbë, mirëpo gjërat janë të qarta. Ne mund ta gënjejmë veten, por është e qartë se Kosova nuk është më në duart e Serbisë”, ka thënë Vladimir Kostiç.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com