TIRANË - Në mbledhjen e qeverisë së datës 2 shkurt 2012, kryeministri Berisha ka sulmuar programin e paraqitur nga kryetari i PS-se, Edi Rama, për taksën progresive dhe si edhe punësimin.
DEKLARATA E PLOTË E KRYEMINISTRIT“Unë dua ti informoj shqiptarët për një të dhënë. Ky sulmi që bë Shoku Rama (se kur del me platformë marksiste nuk mund ti thuash Zoti Rama se ofendohet) me taksën marksiste tek Fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale, inate personale dhe atavizma të klithmës së të parëve sepse statistikat faktojnë se 40 % e vendeve të punës janë të krijuara nga 1 % e bizneseve dhe hajde tani tu biem me topin marksist këtyre që të shkatërrohen me mijëra vende pune. Kjo, kurrë nuk do të ndodhë. Ky njeri ka lindur për të dënuar veten e tij, sepse kalon nga marrëzia në marrëzi, ai kalon nga thënia se ka “1 milion të papunë në Shqipëri”, në një kohë kur 1 milion gjithsej janë krahë pune, tek taksa marksiste.
Ne, në këtë program të dy viteve të para të mandatit që vjen jo vetëm që nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të rrogave, jo vetëm që nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të pensioneve, jo vetëm që nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të ndihmës ekonomike. Dy gjëra do të shoqërojnë këtë program, rritja e të ardhurave dhe ulja e papunësisë, ndaj dhe le ti lëmë zotit Rama modelin marksist të taksimit dhe të vazhdojmë me modelin e lirisë, modelin liberal, i cili bëri Shqipërinë, një model ekonomik të qëndrueshëm”
(Marrë nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave)
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56