Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë reagoi mbi deklaratën e Listës Serbe ku thuhej se nuk do të merrnin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të vendit. Në reagimin e bërë thuhet se është në vullnetin e lirë të subjekteve politike për të vendosur nëse do të marrin pjesë në zgjedhje apo jo.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga sot, ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi për Express.
Lajmi kryesor:
Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës
