Deklarata e Lu për krimin, Basha:
Të dalin emrat e politikanëve

Deklarata e Lu për krimin, Basha:<br />Të dalin emrat e politikanëve<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar, gjatë një deklarate për shtyp, deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për klanet kriminale dhe 20 familjet mafioze të cilat sipas tij kontrollojnë Shqipërinë. Basha tha se është koha që ndërkombëtarët të nxjerrin emrat e politikanëve të lidhur me krimin, ndërsa shtoi se është politika ajo që i ka dhënë mbështetje elementëve të inkriminuar.

"E para gjë që duhet bërë është goditja e kupolës kriminale në politikë. Ngritja e krimit të organizuar është produkt i investimit të krimit në politikë dhe e politikës te krimi. Krimi ka mbështetur Ramën në zgjedhje, ndërsa Rama e ka mbështetur duke i dhënë pushtet. Duhet të shpërbëhet lidhja e shtetit me krimin. Flitet për mafia dhe për mbështetjen politike. PD ka denoncuar me emra elementët kriminalë. Por Edi Rama nuk e lufton krimin sepse ka një pak me krimin dhe e ka shpalosur në zgjedhjet e Dibrës, Korçës, zgjedhjet e fundit. E rëndësishme është që faktori ndërkombëtarë ka filluar të flasë me fakte konkrete, të verë pikën mbi ‘i’ cilët janë politikanët të lidhur me krimin e organizuar, kujt i shërbejnë këta politikanë të lidhur me familje mafioze? Shndërruan Shqipërinë në prodhuesin më të madh të drogës, në eksportuesin më të madh të kanabisit", tha Basha.

Agjentët nga SHBA për të luftuar krimin, Basha kundër
Kreu i PD i është referuar edhe deklaratës së Ramës një ditë më parë për ardhjen e agjentëve nga SHBA, të cilët do asistojnë institucionet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. “Kjo është një përpjekje mjerane për t’i ikur të vërtetës. Nuk ka agjentë ndërkombëtarë që të vijnë të merren me krimin në Shqipëri. Kjo është detyrë e qeverisë shqiptare, është detyrë e institucioneve shqiptare, është detyre e policisë shqiptare. Edi Rama nuk e lufton krimin sepse Edi Rama ka një pakt me krimin dhe pakti u shpalos në zgjedhjet e 25 qershorit, u shpalos në zgjedhjet e Dibrës, u shpalos në zgjedhjet e 2015-ës. Këtë pakt, nuk e zgjidh dot prania e 1,2, 10 apo 15 agjentëve. Kjo është për të hedhur hi syve. Lufta ndaj krimit është detyrë e qeverisë shqiptare. Dhe kur qeveria shqiptarë nuk e bën dot këtë luftë, nuk e shpall dot këtë luftë atëherë shoqërisë, qytetarëve, përfshirë edhe opozitën, i lind detyrimi të shikojë se si do të përballet me një qeveri të marrë peng nga krimi", tha kryetari demokrat.  

Rama tha dje nga foltorja e Kuvendit se në nëntor në Shqipëri zbarkojnë agjentë nga Amerika për të asistuar në luftën kundër krimit dhe drogës. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do nisë një aksion masiv në të gjithë vendin për goditjen e elementëve të krimit . "Javën tjetër do shihni goditjen ndaj grupeve kriminale. Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju e vutë përpara e nuk latë gjë pa i thënë. Po si nuk ju vjen zor? Si nuk e mësuar akoma si funksionon bota? Nëse doni të luftoni kundër krimit bëjeni realisht” deklaroi ai", tha kryeministri gjatë debateve në Kuvend. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)