Trupi gjykues i Imerajt në KPK: Përfaqësuesi i ONM na ushtroi presion, kërkonte të ndikonte në vendim! Shpresojmë të mos përsëriten më

Trupi gjykues i Imerajt në KPK: Përfaqësuesi i ONM na ushtroi presion, kërkonte të ndikonte në vendim! Shpresojmë të mos përsëriten më

Imeraj në KPK

TIRANË-3 gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që gjykuan prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs. 

3 gjyqtarët Olsi Komici, Roland Ilia, Suela Zhegu në një letër kreut të KPK shprehen se Jacobs ka bërë ndërhyrje jashtë kompetencave dhe ka dashur të influencojë në vendimmarrje

"Trupi gjykues i subjektit Elizabeta Imeraj është shortuar me 17 Shtator 2018. Seanca dëgjimore për këtë subjekt u zhvillua me datën 24.3.2021 ndërsa deliberation u mbyll me datën 25.3.2021. Në lidhje me organizimin e deliberation ne si trup vëmë ne dukje faktin që gjatë gjithë procedurës në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar. Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen. Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura. Shprehim besimin e plotë qe raste të tilla që demtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM të mos përsëriten më", thuhet në deklararë.

Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por më 21 qershor, pa pritur as edhe një orë nga momenti kur është botuar vendimi në faqen web ku nis edhe afati për ankimim, ONM ka dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim. Sipas Operacionit Nndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. ONM ka qenw shumw e ashpwr me Elisabeta Imerajn gjatw seancave nw KPK.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Përmes një postimi në twitter Kim i bën thirrje mediave ta ndjekin nga afër këtë proces.

Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dalë në krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për apelin e bërë lidhur me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Soreca ka shkruar se KPA duhet të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi.

Letra e dërguar nga gjyqtarët e KPK

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grets: 29/07/2021 15:13

    Nqs ju bejne presion eshte se nuk i beni gjerat si duhet. Prandaj e deshem ONM se dhe ju sjeni aq sa hiqeni

    Përgjigju
  • Vetingu: 29/07/2021 14:59

    Te gjithe e dine qe keta te KPK jane totalisht te paafte dhe gjobvenes. Kane marre ne qafe shume njerez te afte, vetem se nuk kane paguar. Reforme e deshtuar.

    Përgjigju
  • Tutu: 29/07/2021 13:41

    Kane ngrene paret qyqaret dhe nuk i kthejne dot… keta te KPK jane vete per veting… çjane keto flet rrufe maoiste… kur flasin dhe juristet etalon te vetingut.. ta haje dreqi drejtesine ne kete vend…

    Përgjigju
  • Eni: 29/07/2021 13:18

    Ju trupi kpk jeni te korruptuar me shume se Elisabeta imeraj, se i merrni lek hajduteve. Tju vi turp nga vetja

    Përgjigju
  • Meni: 29/07/2021 13:15

    Prekurore dhe grua sokolesh.

    Përgjigju
  • katarakti: 29/07/2021 11:41

    Jane shqiptare dhe kane femije per te rritur! Sa per juristet tropojane jene te shitur tek Saliu ne forme te ndryshme! Nuk mund te kerkoje drejtesi dikush qe ka mentalitet berishian! Vetem venia ne sherbim te Saliut per ceshtjen Tahiri tregon sa e shitur eshte kjo prokurore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi