Deklarata e PD për pronën Sarandë
Qeveria:Ndoqëm procedurat ligjore

Deklarata e PD për pronën Sarandë<br />Qeveria:Ndoqëm procedurat ligjore
Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani, ka reaguar qeveria.Në portalin transparencë.al sqarohet se rasti në fjalë ka të bëjë me pronën e dhuruar nga ish Mbreti Zog studiuesit të njohur rumun Nicolaes Jorga më 5 Maj 1932.

Këtë pronë, në vitin 1934, Nicolae Jorga ia ka dhuruar shtetit rumun me qëllim ndërtimin e një instituti albanologjik.

Mbi truallin e dhuruar, përpara luftës është ndërtuar një godinë një katëshe e cila njihej si “Instituti rumun”.

Ndërkohë që gjatë luftës kjo godinë ka shërbyer si spital ushtarak, më vone si doganë, e në përfundim si godina e Klubit Sportiv Butrinti.

Në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Traktati i Miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, të nënshkruar më 11 Maj 1994, qeveria shqiptare ka kryer të gjitha procedurat që parashikohen në këtë bazë ligjore.

Për këtë çështje ish-Kryeministri Berisha, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit të datës 19.9.2012, ka udhëzuar përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të fillojnë procedurat e shpronësimit dhe kthimin e saj shtetit rumun.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital