Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se ish krerët e UÇK po përballen me 180 vite burg ndërkohë që nuk ka asnjë provë dhe fakt pro tyre. Balla përmendi se janë 12 mijë bijë e bija që iu është marrë jeta, 20 mijë vajza të përdhunuara dhe 1600 të zhdukur dhe ftoji qytetarët ti bashkohen në protestë në datë 17 shkurt.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Balla theksoi se qëndrimi i Partisë Socialiste është në “konsekuencë të plotë” me mbështetjen ndaj Kosovës dhe pastërtisë së luftës së saj çlirimtare.
“Në emër të PS dua të shpreh qartazi se kjo deklaratë është në konsekuencë të plotë me PS sa i tako çështjeve që lidhen me Kosovës dhe pastërtinë e Luftës Çlirimtare në Kosovës dhe në arsyet që çuan në krijimin e kësaj gjykatë. Të dashur qytetarë sikur sot të ishte gjallë Adem Jashari sipas këtyre prokurorëve edhe ai duhej të dënohej me 45 vite burg se luftuan për vendin e vet.
Nuk mund të përballen edhe ish-krerët e UÇK, sepse luftuan për vendin e tyre. Edhe Bill Clinton që urdhëroi NATO-n që të ndërhyjë për forcat serbe, i bie që të futet në burg. I bie që këta nuk kanë thënë të vërtetën. Pretenca e ish-krerëve të UÇK është një batërdi e tmerrshme dhe një blatë në vijim të baltave që janë hedhur në këto 27 vite në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Luftimet u kanë lënë vend trillimeve se UÇK na paska qenë një grup i strukturuar kriminal. Është një alarm i madh. Nëse ajo gjykatë në fund të këtij procesi i referohet kësaj kërkesë të kësaj prokurorie, i bie që shqiptarët na qenkan vrasës.
Duke qenë të bindur se nuk mund të vendosen paralele mes vrasjes, përdhunimeve dhe genocidit nga serbët dhe paramilitarët e tyre me dinjitetin e UÇK‑së për lirinë, kam një pyetje për prokuroret. Janë 12 mijë bijë e bija që u është grabitur jeta, janë 20 mijë vajza dhe gra të përdhunuara dhe 1 600 njerëz të zhdukur. Po për këta çfarë mund të bëhet dhe si mund të bëhet? Monumenti i errësirës nuk mbron më kaq. Krerët përballen me 180 vjet burg, i hodha edhe unë një sy ndaj të gjithë personave të akuzuar nga makineria e vrasjes serbe dhe nuk gjeta askënd që të kishte një kërkesë me 45 vite burg kur bëhet fjalë për 12 mijë të vrarë, 20 mijë vajza të përdhunuara dhe 1 600 të zhdukur. Vetëm një gjeta ndaj të cilit prokuroria kishte kërkuar 45 vjet burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë provë dhe fakt ndaj komandantëve të UÇK‑së.
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Asamblesë së Këshillit të Europës të shohë vendimin; ne kemi gjetur dokumentin bazë ku është ngritur kjo gjykatë. Ky Kuvend i Shqipërisë është konsekuent me atë që ka thënë ndër vite. Unë mendoj dhe dua ta kuptojmë të gjithë se sa e rëndë është për ne si komb ajo kërkesë dhe dua të ftoj gjithë kombin shqiptar më 17 shkurt të jemi të gjithë në prioritetin”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Haga kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Kuvendi miraton me 92 vota deklaratën e përbashkët: Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë e Kosovës










