Deklarata e plotë e Kryeministrit:  

Deklarata e plotë e Kryeministrit:  

Dua t’ju them vetëm kaq, që është një reformë historike dhe me një rëndësi strategjike për të nesërmen e vendit tonë. Nuk është reforma e një pale por është reforma e një vendi që synon të bëhet anëtar i denjë i BE, dhe nuk mund të jetë kurrë një negociator i besueshëm në sytë e BE, nëse nuk hedh themelet e një sistemi të ri drejtësie.

Ndërsa për sa i takon vijave, ju siguroj që unë i njoh shumë mirë ngjyrat dhe ndërkohë, siç e kam thënë dhe e përsëris:

Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por është një vijë e kuqe që është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vetë procesin e vetingut. E kam thënë dhe e përsëris:

Për ne nuk ka qenë asnjëherë problemi tek si Parlamenti do të votojë pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi, mësojeni, është jo se kush do mbushi me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi prej nga vjen uji. Që do të thotë, si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. E nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.

Ky filtër, do vijojë të jetë faktori ndërkombëtar? Do të ketë të njëjtin rol operacioni ndërkombëtar i monitorimit apo ka një zbehje të rolit të tij nga ajo çfarë ishte parashikuar në fillimi?
Tani, unë nuk e di se kujt i referoheni ju kur flisni për ngjyra dhe për zbehje. Unë po ju përsëris dhe një herë tjetër.

Partia Socialiste dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE. Të jeni të sigurt e mbi të gjitha të jenë të sigurt të gjithë shqiptarët, që as SHBA dhe as BE, nuk bëjnë asgjë që cënon thelbin e kësaj reforme. Formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur e të stërpërsëritur pa pushim të PD dhe unë habitem se pse PD nuk po thotë, “PO”, e lumtur.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin