Deklarata e prokurorisë së për marrjen ne pyetje te djalit te Kucit

Ne datën 03.08.2016 ora 21.00  eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Flamur Kuci, pasi dyshohet se me daten 03.08.2016rreth ores 11.30 ne vendin e quajtur Livadh  bashkia  Himare ne det disa metra larg bregut me mjetin e tij  lundrues skaf ka aksidentuar  ne det shtetasin  e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973 banues ne Shen Peterburg Rusi,i cili ka gjetur vdekjen për shkak te plagëve te marra.

Nga hetimet ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues ne Himare se bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzen, prej rreth 15-ditesh. Ata frekuentonin  plazhe te ndryshme ne zonat përreth Himares. Me date03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin ne vendin e quajtur Livadh dhe rreth ores11:15 kane vendosur te largohen nga plazhi ne fjale. Shtetasi Denis  Kaiumov ka hyre ne det te notoje ndersa bashkëshortja e tij me vajzën jane nisur me kembe per ne shtepine e tyre te pushimit. Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjareve te tij me te ndjerin deri sa jane njoftuar nga shoqeruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej ne Spitalin e Vlorës.

Me mbërritjen e viktimës ne Spitalin e Himares, është bere kqyrja fizike e jashtme e trupit ku janë konstatuar plage si ato prerëse ne pjesën e shpinës dhe pjesët anësore te trupit si dhe dëmtime te llojeve te tjera ne shpine dhe gjymtyrët e poshtme.

Menjëherë pas kësaj viktima është transportuar per ne morgun e spitalit rajonal Vlore dhe me pas për ne morgun e Institutit te Mjekësisë Ligjore Tirane. Gjithashtu ka rezultuar se personi qe ka qene i pari qe ka konstatuar ngjarjen dhe transportuar viktimën ne Spitalin e Himares eshte shtetasi Fatmir Kuci me mjetin e tij lundrues motoskaf. Ne pohimet e para ky shtetas ka treguar se ndodhej prej disa ditesh per pushime ne Himare se bashku me familjen dhe kishte dale për xhiro me  skafin e tij qe eshte edhe mjeti me te cilin dyshohet se ka aksidentuar viktimën ne det, duke mohuar faktin qe te jete ai personi qe e aksidentoi dhe duke pohuar se e ka gjetur rastësisht ne det ne ate gjendje. Ai gjithashtu ka pohuar se prane tij ne ato momente ka patur edhe mjete te tjera lundruese dhe pas tij ka qene edhe nje mjet gomone  te cilit i ka  bëre me shenje  dhe personi qe e drejtonte gomonen ka qëndruar paralel me skafin dhe  një person nga bordi i i gomones është hedhur ne det bashke me shtetasin Fatmir Kuci, duke e hipur ne  skafin e këtij te fundit dhe janë nisur ne drejtim te bregu te detit.

Jane kqyrur mjetet lundruese te ujit ne pronesi te shtetasit Fatmir Kuci motorrskaf dhe motorr uji(xhetski) ku ne kuverten e skafit, ndermjet sediljes dhe motorreve te mjetit lundrues, eshte konstatuar nje kasete, ne kendin e siper te krahut te djathte te se ciles, jane konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur. Serish ne kuverten e skafit, ndermjet motorrit te majte dhe kasetes se mesiperme, jane konstatuar njolla te tjera me ngjyre te kuqe si ato te gjakut te mpiksur, te cilat jane marre ne cilesine e proves per ekzaminime te metejshme.

Lidhur me keto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuci ka sqaruar se ato jane lene ne momentin qe ka gjetur te demtuar viktimen dhe e ka hypur ne bordin e skafit te tij per ta cuar drejt bregut dhe per ti dhene ndihmen mjekesore.

Mjetet lundrues motorr skaf me gjatesi 11.7 m me ngjyre te bardhe dhe një motorr deti  me ngjyre jeshile  dhe blu  me mbishkrimin “Jamaha” ne  pronësi te shtetasit Fatmir Kuçi, se bashku me dokumentacionin e tyre jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe keto mjete jane lene ne ruajtje punonjësve te Policise te Pikes se Kalimit Kufitar  Himare.

Ne deklarimet me rendesi per rrethanat e ngjarjes  kane rezultuar deklarimet e shtetasve V.K , J.K. dhe M.M. ku eshte vërtetuar fakti se djali i mitur i te dyshuarit i ka shkuar pas motorrskafit me motorrin e ujit dhe ka konstatuar te atin e tij i cili hipte ne motorrskaf nje person te demtuar. Ne kete moment i dyshuari i ka thene djalit te tij te dilte ne breg dhe te njoftonte ambulancen.

Ne deklarimin e tij shtetasi Joni Kuci ne prani te nënës se tij ka pohuar faktin se e ka ndjekur te atin ne det pa dijenin e tij dhe e ka pare motorrskafin te ndaluar ne mes te detit dhe ka pare qe i ati i tij i jepte ndihmën nje personi te  gjakosur.

Gjithashtu eshte kqyrur dhe janë marre nje kopje e librave dhe rregjisttrave qe administroheshin nga punonjësit e policisë se P.K.K.Himare. Ne lidhje mbi kete ngjarje janë pyetur edhe punonjesit e policisë kufitare ne lidhje me ngjarjen , mbi menyren si kanë operuar ata mbi ngjarjen e ndodhur.

Po keshtu nga verifikimet e kryera deri ne kete faze te hetimeve, rezulton se mjetet lundruese, skafi eshte i regjistruar ne emer te personit nen hetim Fatmir Kuci dhe ky mjet lundrues eshte me flamur nga shteti i Maltes. Po keshtu rezulton se personi nen hetim Fatmir Kuci, eshte i pajisur me leje drejtimi per mjete lundruese me peshe totale deri ne 10 ton (e vlefshme edhe per mjetin me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti, i cili ka peshe totale deri ne 6.8 ton), por nuk ka qene i pajisur me leje lundrimi nga autoritetet kompetente, per mjetin lundrues me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti.

Njekohesisht ne vazhden e kryerjes se veprimeve hetimore ne lidhje me kete ngjarje, jane kryer veprime duke u pyetur si persona nen hetim te dyshuar per vepren penale te “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248, edhe punonjesit e policise kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Himare.

Për sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të “  Vrasja nga pakujdesia ” dhe “ Shpërdorim detyre”  parashikuar nga neni 85 dhe 248   i Kodit Penal.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!