Deklarata e Ramës për arrestimet
Basha: Ta nisë nga njerëzit e tij

Deklarata e Ramës për arrestimet<br />Basha: Ta nisë nga njerëzit e tij
Kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama për një “superaksion” në shtator kundër trafikantëve të kanabis.

Basha në statusin e tij, ka rreshtuar të emrin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin e ka cilësuar si “kokën” e kultivimit të kanabisit.

Gjithashtu ai ka hedhur akuza për kreun e qeverisë, i  cili sipas kryeopozitarit lejoi largimin e Klement Balilit, i akuzuar si një nga trafikantët më të mëdhenjë të drogës në Shqipër, pasi nëse Balili  kapej dhe fliste, do të rrëzoheshin gjysma e ministrave të qeverisë.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëhere. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave.

Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.

Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë