SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama gjatë një interviste televizive në kanalin NBC, me gazetarin Jay Leno ka kundërshtuar tezën e kandidatit republikan për në Senat Richard Murdoch, se shtatzënitë që vijnë si pasojë e përdhunimit janë të pranuara nga Zoti.
“Nuk e di se nga i vijnë idetë këtyre djemve. Për mua një përdhunim mbetet si i tillë, pra është një krim”, tha Obama mbrëmë në Tonight Show.
Kandidati për në Senat Murdoch tha pak ditë më parë se shtatzënitë për shkak të përdhunimit ndodhin sepse Zoti do që të jenë të tilla. Një deklaratë kjo që bëri jo pak jehonë në opinion publik dhe mediat amerikane pak javë përpara garës presidenciale të 6 nëntorit.
Fushata zgjedhore e Obamës, e cila është mbështetur fort edhe tek votueset femra, e identifikon deklaratën e Murdoch si pjesë të qëndrimit të kandidatit të republikanëve për kreun e shtëpisë së bardhë, Mitt Romney.
Verën e këtij viti, Romney u distancua nga qëndrimet e ngjashme të një tjetër kandidati republikan për në Senat, Tod Akin, për atë çka ai e cilësoi si përdhunim të ligjshëm.
Gjatë spektaklit televiziv, Obama bëri jo pak humor me milionerin Donald Trump, i cili ka publikuar një video ku i kërkon Obamës të publikojë dokumente, të cilat kanë të bëjnë me arsimimin e tij.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com