Deklarata e SHBA për Markun
LSI i përgjigjet ambasadorit Lu
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kthyer përgjigje ambasadorit të SHBA Donald Lu për procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku. Petrit Vasili shprehet se Komisioni i Venecias ka kërkuar konsensus dhe përjashtimin e emërimeve tërësisht politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kthyer përgjigje ambasadorit të SHBA Donald Lu për procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku. Petrit Vasili shprehet se Komisioni i Venecias ka kërkuar konsensus dhe përjashtimin e emërimeve tërësisht politike.
Kryetari i grupit të LSI ‘thumbon’ ambasadorin amerikan kur shprehet se “Kush "harron" qëllimisht Komisionin e Venecias dhe bëhet bashkëautor i një faji të rëndë kushtetues, shkatërron përfundimisht reformën në drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet” shkruan Vasili.
Donald Lu përmes një statusi sot në Facebook u shpreh mjaft qartë se ligji është shumë i qartë dhe se mbështet zgjedhjen e Kryeprokurores së re me shumicë të thjeshtë.
STATUSI I VASILIT
Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.
Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.
Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.
Kush "harron" qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.
Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.
Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.
Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:
Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.
Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
44.1%
-
Njësoj
23%
-
Më keq
32.9%
Vota total: 395
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
31 Korrik, 21:02
-
Shpërthen zjarri në Romë në kodrën Monte Mario/ Flakët pranë studiove të Rai-t! Evakuohen disa banesa! U ndërpre transmetimi direkt
31 Korrik, 20:56
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris
31 Korrik, 20:26