Deklarata e Vlahutin për drogën
PD: Më në fund tha të vërtetën

Deklarata e Vlahutin për drogën<br />PD: Më në fund tha të vërtetën
Pas deklaratave të ambasadores së BE në Tiranë se për hapjen e negociatave, duhet që Shqipëria të përmbushë prioritetet, mes tyre lufta ndaj kanabisit, ka reaguar PD.
 
Selia blu thotë se Vlahutin më në fund u tha të vërtetën shqiptarëve, se nuk mund të ketë hapje të negociatave nëse nuk ndalet kanabisi.
 
Por sipas PD, emërimet e Rucit në krye të Kuvendit dhe Xhafajt te Ministria e Brendshme rikonfirmojnë  mbështetjen e Ramës për drogën dhe krimin.
 
Vlahutin: Kanabisi, kusht për negociatat
Ambasadorja e BE deklaroi sot se "Për çeljen e negociatave, muajt në vijim do të jenë kyç. Është e qartë për të gjithë se çfarë lipset që të ndodhë për prioritetet kyçe, për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit”. 
 
Ambasadorja e BE në Shqipëri ka qenë në qendër të sulmeve nga PD para zgjedhjeve gjatë kohës që opozita ishte në çadër.
 
Deklaratë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit.
 
Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi. Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama.
 
Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave