Deklarata e zyrtarit të SHBA për
Tahirin, Rama: Më qartë se kaq ...?

Deklarata e zyrtarit të SHBA për<br />Tahirin, Rama: Më qartë se kaq ...?<br>
Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurtimisht intervistën e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, lidhur me çështjen ‘Tahiri’. Lidhur me akuzat për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës dhe kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, zyrtari i lartë amerikan tha se ligji duhet të jetë mbi gjithçka dhe se ai duhet lënë të veprojë.

Më tej, Brian Yee tha se ligji duhet të zbatohet njëlloj për të gjithë, duke shtuar se nuk duhet të ketë shënjestrime politike. Duke publikuar intervistën e zyrtarit të SHBA dhënë për VOA, kryeministri Rama shkruan në ‘facebook’ se më qartë se kaq s’ka.

Postimi i Ramës:
MË QARTË SE KAQ?

- Flet zëvendës asistent Sekretari i Shtetit për rajonin Hoyt Brian Yee

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, një ish ministër i brendshëm, akuzohet për lidhje me një grup trafiku droge. Cila është pikëpamja juaj për mënyrën se si po trajtohet çështja e tij?

Më lejoni të them për Shqipërinë, SE JEMI SHUMË TË KËNAQUR ME PËRPARIMIN QË SHQIPËRIA KA ARRITUR dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reforma në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë.

Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se [reformat] janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit…Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Së këndejmi, jemi duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën tonë, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, NUK MUND TË FLAS DOT MBI RASTET INDIVIDUALE, POR GJITHSESI BESOJMË NË DISA PARIME.

I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. NUK BESOJMË SE INDIVIDËT DUHET TË SHËNJESTROHEN PSE I TAKOJNË NJË PARTIE POLITIKE APO NJË TJETRE, POR PARIMI THEMELOR ËSHTË SE ASKUSH NUK DUHET TË JETË MBI LIGJIN.

Së dyti, NE MBËSHTESIM QEVERINË QË JEP SHEMBULLIN. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

rama fb

(Postimi i Edi Ramës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit