Deklarata emocionuese e Vjosa Osmanit: U shkarkova nga LDK-ja se jam grua e s'bëra pazare me kufijtë e Kosovës! Më ngriti populli, e ai mund të më rrëzojë

Deklarata emocionuese e Vjosa Osmanit: U shkarkova nga LDK-ja se jam grua e s'bëra pazare me kufijtë e Kosovës! Më ngriti populli, e ai mund të më rrëzojë

Vjosa Osmani ka bërë një fjalim prekës dhe emocionues, teksa liston arsyet e shkarkimit të saj nga të gjitha funksionet në LDK. Shkarkimin e saj e lidh me të qenurit grua, pikë së pari. Shumë burra në atë parti, shprehet Osmani, kanë dalë kundër vendimeve të partive, por nuk janë shkarkuar si ajo. Së dyti, ajo shprehet se i ka qendruar parimeve dhe premtimeve të dhënë që nuk do jetë me të korruptuarit, me ata që bëjnë pazare me kufijtë e Kosoës, me ata që bëjnë politikë me mendësinë e vejetër, siç sipas saj LDK-ja po bën. Osmani shprehet se u shkarkua se mbajti premtimet që ka dhënë e ndërsa e mbyll me një fjali reagimin e saj " Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë".

"Po përjashtohem e diferencohem sepse: Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti;Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti; Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti. Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti; Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti; Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalen. U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundershtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar.

Por, të dashur qytetarë të Kosovës, sistemet që themelin mbi të cilin qëndrojnë e kanë diferencimin, janë gjithnjë të destinuara të dështojnë. Kështu ka qenë në të kaluarën, e kështu do të jetë edhe tash e tutje, të jeni të bindur. Prandaj po e përsëris atë që e kam thënë në Kuvend më 25 mars: Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba. E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që sot votuan për përjashtimin e diferencimin tim. Por është një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet e ajo është udha që ta shtron besimi qytetarë dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë. Në secilën betejë, do të jem me qytetarët, deri në fund.

I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë", shkruan Osmani.


Lajmi kryesor:

Doli kundër 'qeverisë Hoti', LDK-ja e shkarkon nga funksionet e partisë! Vjosa Osmani: E bënë se jam grua e s'bëra pazare me kufijtë e Kosovës


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja